OVL-UÇK

OVL-UÇK po e kundështon publikimin e shifrave të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Publikimi i shifrave të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë po kundërshtohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ky veprim i Ministrisë së Drejtësisë po konsiderohet si veprim i duhur, pasi vlerësojnë se çdo cent i buxhetit të Kosovës duhet të jetë transparent për publikun. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku udhëzimin administrativ që mundëson bërjen publike të mjeteve të ndara për secilin avokat që mbron të akuzuarit në Gjykatën Speciale po e konsideron si veprim jo të mirë dhe i cili mund ta dëmtojë mbrojtjen. Klinaku thotë se publikimi i shpenzimeve për secilin avokat mbrojtës mund të bëheshin kur të përfundonte i gjithë procesi gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …