Mbrëmë në një atmosferë festive u hap në Ferizaj, Qendra Tregtare “Ring Mall”, një investim i jashtëzakonshëm që sjellë tek ne brendet botërore dhe gjeneron punësimin e qindra të rinjve. Një motor i ri në ekonominë e Ferizajt dhe pikë reference në hartën e gjithë vendit.
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me këtë rast i uroi suksese pronarëve dhe gjithë ndërmarrësve që zhvillojnë veprimtarinë në këtë qendër tregtare.