Telegram Ngushëllimi nga Rektori Nimani për ndarjen nga jeta të profesorit Fitor Ollomani

Telegram Ngushëllimi nga Rektori Nimani për ndarjen nga jeta të profesorit Fitor Ollomani

E nderuara familja Ollomani,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar, Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani. Profesor Ollomani ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, prodekan në Fakultetin e Filologjisë dhe si studiues i zellshëm në fushën e gjuhësisë.

Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani, ka lindur në Kukës, Shqipëri më 19.06.1985. Në vitim 2007 mbaron studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2011 përfundon studimet Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2015 Doktoron në në Gjuhësi/Kërkime gjuhësore, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2018 zgjidhet Profesor asistent në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në Fakultetin e Filologjisë. Në vitin 2020 zgjidhet Prodekan në Fakultetin e Filologjisë. Profesor Ollomani ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Shkencës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ollomani gjatë vitit 2016 ka qenë profesor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhësisë. Gjatë viteve 2014 – 2015 ka qenë Pedagog i jashtëm në Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhës Shqipe, Durrës.

Profesor Fitor Ollomani më 08.05.2021 humbi jetën në një aksident trafiku. Fitor Ollomani ka qenë i martuar me Ajeta Memishaj, dhe së bashku kanë një vajzë dy vjeçare.

Profesor Fitor Ollomani, për të gjithë ata që e njohën, paraqet një figurë të akademikut të kompletuar. Ai, nga studentët e tij, shquhet si udhërrëfyes e pedagog i shkëlqyer.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

Andaj, me lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UFAGJ-së, t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tuaj.

I paharruar qoftë kujtimi për profesor Ollomanin!

I qoftë i lehtë dheu!

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …