leoni

Olta Xhaçka

Xhaçka: Shqipëria ka përmbushur prioritetet dhe është afër objektivit të anëtarësimit në BE

Shefja e diplomacisë së Shqipëprisë, Olta Xhaçka ka thënë se Shqipëria ka përmbushur prioritetet dhe është afër objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Koha ka dëshmuar se rrugëtimi i BE në këto shtatë dekada, nuk ka qenë një fushë me lule. Ne jemi besimplotë se edhe vetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e rajonit nuk do të komprometohen në asnjë lloj skenari. Ne kemi të gjithë vullnetin politik për të punuar për këtë objektiv dhe realizimi i tij do të vijë natyrshëm si përmbushje e amanetit të paraardhësve tanë dhe detyrim ndaj brezave të rinj. Stafeta jonë është në duar të sigurta, dhe këtu kam parasysh asetin tonë më të vyer kombëtar, gjeneratën e të rinjve dhe të rejave që do ta lartësojnë edhe më tej emrin, rolin dhe kontributin e Shqipërisë në familjen evropiane, ka deklaruar mes tjerash fhefja e diplomacisë së Shqipëprisë, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …