Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Qëndrimi i politikës ndaj shqiptarëve quhet Kosovë?!…

Fushata e zgjedhjeve gjatë vitit 2020 që nxorën tri qeveri: VV-LDK, LDK-AAK NISMA e VV  Lista Vjosa u karakterizua krejtësisht ndryshe nga ato të mëparshmet, jo vetëm nga një demagogji e hatashme dhe një sharlantizëm sa i pa kripë aq edhe i neveritshëm nga ana pozitës dhe opozitës në Kosovë.

Këtë e karakterizojnë mbjellja e iluzioneve, por edhe nga një ndërhyrje e hapur e disa përfaqësuesve të huaj diplomatik që e shoqërojnë hap pas hapi kandidatin kryesor të opozitës.

A ka iluzion më të madh që qytetarët e Kosovës vazhdojnë të besojnë e ta ngushëllojnë veten se zgjedhjet e viti 2019 të koalicionit për ndryshim e shpresë si edhe zgjedhjet e vitit 2021 do ta zgjedhin problemin e Kosovës që vazhdon të mos shihet askund në horizont.

 Rrallë herë në jetën time e kam ndier veten më të revoltuar, nervozë e të dëshpëruar se sa periudhën e kësaj fushate elektorale për zgjedhjet e shkurtit 2020, jo vetëm për shkak të konflikteve ndërpartiak e partiake po edhe për shkeljen me të dy këmbët të ligjit për ndalimin e tubimeve gjatë pandemisë të shkaktuar nga Covidi 19 që njerëzit vdisnin e vazhdojnë të vdesin edhe sot për mungesë të vaksinave, barnave e përkujdeset mjekësor të njeriut.

Vendimi për zgjedhjet, fushata, tubimet në lokalet e mbyllura e të hapura me numër qindra herë më të madh se që preferonte IKMSH është fakti dhe argumenti më i mirë i mendimit të shkencëtareve botëror që pushteti është aparat i dhunës dhe shtypjes së masës kope. A ka mundësi që ta emërojmë me ndonjë emër tjetër përveç mendimit që delet po i hanë njerëzit edhe atë në shek e XXI.

Por kjo, tregon natyrshëm edhe për gjendje ne sotme tejet të dëshpëruar të disa qarqeve të huaja, të cilat nuk lanë gur pa lëvizur, vetëm e vetëm për ta larguar Hashim Thaçin nga posti i presidentit e partinë demokratike nga pushteti, për ti zëvendësuar njerëzit me eksperiencë me njerëz mediokër e jo të duhur.

Presidentin Thaçi e njerëzit e PDK-së jo vetëm që i larguan po e burgosën dhe vazhdojnë ti mbajnë në izolim, përderisa të arrijnë ti realizojnë qëllimet e projektet e tyre globale politike në Ilirinë e veçanërisht në trojet e tokat e ngrohta të shkrepave të Maleve të Nemura të “Ballkanikusit Osman”.  Normalisht që gjithë ne e dimë se: boshti rreth të cilit rrotullohet çdo aspekt i politikës së fuqive ndaj Shqipërisë e shqiptarëve quhet Kosovë. A nuk është edhe  shembulli më i mirë i Vjosa Osmanagiqit e Albin Kurtit që më shumë pas formimit të qeverisës Kurti II, të merreshin e angazhoheshin për zgjedhjet e rrjedhjen e tyre në shtetin amë se sa me problemet e ngërthyera të Kosovës me Serbinë, me covidin, me Krizën që po ballafaqohet Kosova, me deficitin ekonomik, me rëndimin e vazhdueshëm të xhepit e mungesës së mbajtjes normale të jetës së qytetarit. Këta jo vetëm që tërë “dijen” e mendimin e opinionit të qytetarëve mundoheshin ta mbanin artificialisht me sjelljet e deklaratat e tyre në Shqipëri në emër të kinse të drejtës shqiptare. Kjo sjellje, jo që nuk i afroj shqiptaret po i largoj dhe i acaroj raportet edhe më shumë edhe ashtu shumë të ndera e jo të mira. Kjo, nuk është që e them vetëm unë, po është një e vërtetë që sot po shkruhet hapur edhe në shtypin botëror dhe duhet ta mbajmë fortë parasysh në situatën e sotme të brishtë të shtetit të Kosovës. Njerëzit duhet të bëhen të ndërmjetshëm për këtë situatë e për këtë fakt.

Të veprosh ndryshe është të luash me fatin e kombit. Kurrkujt nuk duhet dhe nuk mund ti lejohet të bëjë një gjë të tillë. A nuk është për tu përshëndetur aksioni i PSD dje, ndaj vendimit të qeverisë për pagesën e 11 milionëve serbëve të pjesës veriore të Kosovës. Ky vendim i Kuvendit le që bëhet shkelje e të drejtave të njeriut në Kosovë në raport me shqiptarët,  po edhe me serbët tjerë në Kosovë e mos të flasim për minoritetet tjera.

Një ndryshim ndërmjet këtyre zgjedhjeve, është fakti se përkrahësi më i madh i Kosovës më 2021 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot mbajnë një qëndrim krejt të përkundërt me Gjykatën Speciale të Kosovës, kur dihet që për votimin e kësaj gjykate ishte edhe Gjeo Bajdeni që dikur ishte nënkryetar i presidentit Obama që besoj që do t’ i ndihmojë krerët e UÇK-së e Kosovën në përgjithësi edhe pse pakëz kam filluar me qenë skeptik. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për disa vende të Evropës, të cilat e kanë bërë veshin e shurdhër dhe syrin e verbër në lidhje me shtetin e Kosovës dhe terrorin ndaj popullit të Kosovës.

Nga kjo pikëpamje pra, edhe Evropa është bashkëfajtore për gjendjen e sotme për katrahurën e rrethanat që e kanë kapluar vendin jo vetëm Kosovën, Shqipërinë po edhe shqiptarët në shtetet tjera, për vdekjen e kush e dinë sa mijëra njerëzve. duke përfshi kush e di edhe sa pleq, gra, e fëmijë të rinjë nga lufta, protestat e pas luftës, nga sëmundja e Kovidit 19 etj etj.

Në këtë situatë, tepër të rëndë e besa edhe “tragjike”, për vendin e shqiptarët. LE t’ia rikujtojmë Evropës sot edhe faktin se sikur të mos kishte mbajtur atë qëndrim mospërfillës dhe cinik ndaj kombit shqiptar qysh prej formimit të shtetit të pavarur shqiptar 1912 e besa edhe të vitit 2008 të Kosovës, po të mos ishin ndarë territoret e shqiptarëve në 6-7 shtete të ndryshme, atëherë edhe sot nuk do të ishte e nevojshme një ndërhyre e saj, kaq e kushtueshme për të. Problemi e çështja shqiptare është përsëri në rend të ditës. Evropa duhet të mendohet më mirë e më thellë këtë herë, nëse ia dëshiron të mirën Evropës e rajonit. Ajo, po edhe të tjerët duhet ta dinë e kuptojnë mirë esencën e problemit që edhe ashtu besoj që e dinë e nëse nuk e dinë, duhet ta analizojnë mirë e thellë pasi lëvizja mbare shqiptare e cila sot është në një pozitë të caktuar ka marrë një drejtim të drejtë që nuk ka kthim prapa.

Më 8.5.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …