Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Albulena Haxhiu: Procesi i vetingut në drejtësi do të përmbyllet gjatë këtij mandati qeverisës

Grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit për procesin e vetingut të enjten mbajti takimin e parë e i cili do të ketë afat katër muaj për ta përfunduar këtë dokument. Ministria e Drejtësisë, po edhe njohës të fushës së sistemit të drejtësisë, thonë se janë të mjaftueshëm katër muaj për të përfunduar një koncept-dokument që do të adresonte vetingun. Ministrja e Drejtësisë, Albuena Haxhiu, thekson se grupi punues i themeluar nga ajo do të ketë afat deri në katër muaj për të hartuar koncept-dokumentin për veting. Ajo shprehet se grupi punues mund të përfundojë punën edhe më herët, por që deklaron se qëllimisht kanë lënë më shumë kohë që anëtarët e grupit të mos ndjehen nën presion. Pavarësisht sfidave që mund të kenë gjatë rrugës, Haxhiu shprehet optimiste se vetingu në sistemin e drejtësisë do të përmbyllet gjatë këtij mandati qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …