Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Këto vaksina do të arrijnë të mërkurën paradite. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media. “Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …