Ish-kryetari i Shqipërisë, zyrtar i PD-së, Bujar Nishani i quan të mbyllura zgjedhjet e 25 prillit nga pikëpamja formale dhe, sipas tij, rezultati nuk do të ndryshojë. “PD ka bërë disa ankimime dhe ne presim. Nëse do ndryshojë rezultati me ato që ka paraqitur PD, unë do të kërkoja falje, por nuk pres që të ndodhë. Në atë çka kam arritur unë si konkluzion, unë kam krijuar bindjen se ky është një artikulim i pandershëm që ka ardhur nga Basha, për të ushqyer opinionin publik, për të dubluar paaftësinë e tij. Basha nuk arriti të krijojë ekuilibër. Çdo parti ka disa instrumente të rëndësishme, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Nëse në PD Kryesia themelohet përmes një procesi farsë, anëtarët e saj nuk kanë mundësi për të shpalosur profesionalitetin e tyre politik. Pra, nëse kryetari bën një listë me 30 emra dhe i thotë Këshillit Kombëtar të votojë 25 prej tyre, atëherë nuk ka zgjedhje. Nëse ti je i zoti si lider, protagonizmin politik e inkorporon brenda partisë”, vijoi Nishani, i cili publikisht ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …