Izraeli ka filluar sulme masive ajrore kundër caqeve të militantëve palestinezë, në Rripin e Gazës, pasi disa raketa goditën drejt Jerusalemit. Sipas BBC, Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë edhe shumë fëmijë, kishin vdekur nga sulmet ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Me këtë rast deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinota Demi-Murtezi, ka reaguar për dhunën mes Izraelit dhe palestinezëve. Ajo është shprehur në përkrahje të palestinezëve për të cilët ka thënë se janë jetimët e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike. “Palestina dhe palestinezët, jetimët e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike”.#FreePalestine”, ka shkruar Demi-Murtezi.
Kontrolloni gjithashtu
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …