Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet masive ajrore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën një rrethim shumë-vjeçar, një ditë pasi dhjetëra viktima u raportuan në territorin e rrethuar Palestinez. Media botërore sot raportojnë se të paktën 24 palestinezë, përfshirë edhe disa fëmijët, u vranë në sulmet izraelite që pasuan Hamasin duke goditur me raketa në territorin izraelit. Ministria Palestineze e Shëndetësisë konfirmoi më herët për Al-Xhazira se kishte fëmijë në mesin e të vrarëve. Sot, ata njoftuan se 24 palestinezë ishin vrarë, nëntë prej tyre fëmijë dhe se më shumë se 100 njerëz ishin plagosur. Sulmet janë përgjigja e Izraelit pasi Hamasi hapi disa raketa në territorin izraelit, pas skadimit të një ultimatumi nga grupi i armatosur që kërkonte që Izraeli të tërhiqte trupat nga kompleksi i xhamisë Al Aksa në Jerusalem. Më herët të hënën, kishte një përshkallëzim në kompleks, vendi i tretë i shenjtë i Islamit që është i rëndësishëm edhe për hebrenjtë, dhe më shumë se 300 palestinezë u plagosën kur policia izraelite sulmoi një xhami, duke qëlluar plumba gome, gaz lotësjellës dhe bomba goditëse.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …