Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e dytë ku një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditë është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit. Kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit u nënshkrua nga 49 deputetë me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor. Pasi çështja të shqyrtohet në Komisionin Hetimor, ku do të merret edhe një opinion nga Komisioni i Venecias, do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me shkarkimin e krzetarit. Ndërkaq, kryeministri Rama ftoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u bashkuar në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …