Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan deklaroi në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”. “Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”. Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale. Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”. Autoriteti i Papës në Vatikan ka rënë sidomos me rastin e përfshirjes së shumë pritërinjëve në pedofili dhe veprime të tjera që bien ndesh me kodeksin fetar të krishterë. Kisha Ortodokse në Lindje kundërshton fuqishëm homoseksualizmin dhe veprimet e degjeneruara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …