Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell. Sot gjatë ditës Hoti ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit. Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun. Ish-kryeministri sqaroi se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut si dhe dokumenti voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës. Poashtu Kurtit i është dorëzuar edhe vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog dhe marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …