Me rastin e përmbylljes së javës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, nesër me datë 12 Maj, 2021 (e mërkure) në ora 10:30, bashkë me zyrtarë nga Komuna e Rahovecit, zyrtarë nga Shoqatat e dala nga lufta dega në Rahovec, këshilli i fshatit Krushë e Madhe dhe me familjarë, në kompleksin memorial, do të nderohen ata që ranë për të mos vdekur kurrë.
Agjenda:
– ora 10:00 në Fortesë
– ora 10:20 në Celinë
– ora 10:30 në Krushë të Madhe
– ora 10:40 në Nagavc
– ora 10:50 në Hoçë e Vogël
– ora 11:00 në Brestovc
– ora 11:20 në Apterushë
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të rënë ndër breza në Krushë dhe anekënd trojeve shqiptare!