Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, e ka pritur në vizite ambasadorin e Gjermanisë ne Kosove, Peter Blomyer, te cilin e njoftoi rreth zhvillimeve ne Komunën e Junikut. Ambasadori Blomyer u impresionua me trashëgiminë e pasur kulturo- historike te Junikut dhe trajtimin e saj nga qeveria komunale si dhe u zotua për përkrahje te projekteve prioritete te komunës së Junikut.