Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se derisa Qeveria e Kosovës ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarë nga Komuna e Gjilanit, Prishtinës e nga pjesa veriore, po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar. Ai ka deklaruar se pasi qeveria ka dështuar në sigurimin e vaksinës, qytetarët po marrin rrugën drejt shtetit serb. Duke e parë këtë situatë qytetarët po gjejnë rrugë alternative. Ndërsa, kjo ka filluar të shndërrohet edhe në biznes, por qeveria po bënë sehir, ka sqaruar Bekim Haxhiu. Ai tha se situata me pandeminë është shqetësuese, por megjithatë po mungojnë raportimet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …