leoni

Udhëheqësit e KUR “Prishtina” takuan kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme me kryetar të komunave në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Amir Gashi, kryetar i Bordit, Ilir Abdullahu U.D. i kryeshefit ekzekutiv dhe sekretari, Salih Gjonbalaj, takuan të martën kryetarin e komunës së Drenasit Nexhat Demaku, nënkryetarin e komunës Arsim Haxhiu dhe drejtorin e urbanizmit Betim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të ndryshme, filluar nga gjendja aktuale e furnizimit me ujë të pijshëm, infrastruktura e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza, zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike në këtë komunë, planet konkrete të bashkëpunimit dhe projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë, rritja e shpenzimeve të ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrja e masave adekuate për gjobitjen e keqpërdoruesve të ujit përmes një Urdhërese Administrative, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune.

Si çështje e rëndësisë së veçantë për të cilën u diskutua dhe u ofrua mbështetje e dyanshme, ishte Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, faza e V-të, financuar nga Qeveria Zvicerane/Swiss Corporation dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, projekte që do të fillojnë shumë shpejtë të realizohen.

Nga ky projekt do të përfitojnë 9 fshatra të Komunës së Drenasit, të ndarë në dy komponenta, përfshirë vendosjen e rrjetave primare të ujësjellësit në gjatësi prej 90 km, ndërtimi i një rezervuari të ri dhe  rehabilitimi i ujësjellësve në disa zona rurale që kanë sistem me shumë probleme teknike e që më pas të integrohen në Ujësjellësin “Prishtina”.

Udhëheqësit e KUR”Prishtina” sh.a. falenderuan kryetarin Demaku dhe stafin e tij shoqërues për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit.

Nga ana tjetër, kryetari Demaku duke ofruar mbështetje në realizimin e projekteve të përbashkëta, përgëzoi udhëheqjen aktuale të Ujësjellësit “Prishtina”  për mënyrën e qasjes ndaj palëve të interesit. Ai i zotua se Komuna e Drenasit do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …