Antigona Sokoli dhe Selvije Vehapi, në prag të festës së Bajramit të Madh ndihmojn familjet në nevojë të komunës së Rahovecit

Bashkëvendëset tona, dy zonja të nderuara që jetojnë dhe veprojnë në Suedi, Antigona Sokoli dhe Selvije Vehapi, në prag të festës së Bajramit të Madh, posaçërisht kanë ardhur nga atje, për ti ndihmuar qytetarët në nevojë të komunës së Rahovecit, ato dhuruar 95 pako ushqimore për familjet në nevojë dhe nga 50 euro për 11 pacientë të cilët përballen me sëmundjen e kancerit. Këto dy zonja i takoi edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i falënderoj zonjat dhe shtoi se Solidarizimi me të varfrit është mesazhi kryesor që kjo festë na kujton të gjithëve, andaj dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur gatishmërinë që në secilën mënyrë, të ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë, në ditë jo të lehta për shumë prej nesh. Faleminderit zonja të nderuara për solidarizimin dhe mbështetjen!

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …