Në programin e miratuar javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Në njoftimin që bëri Lëvizja Vetëvendosje, partia që udhëheq me ekzekutivin, thuhej se një gjë e tillë bëhet për herë të parë dhe se qeveria Kurti e ka prioritet FSK-në. Ky vendim u mirëprit nga shumë njohës të fushës së sigurisë, përfshirë ish-ministrin e Mbrojtjes Anton Quni, i cili ka thënë se rritja e buxhetit është një shprehje e vullnetit nga e Qeverisë për përkrahje të këtij digasteri. Por, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë se për shkak të rritjes së kapaciteve njerëzore, kjo rritje e buxhetit nuk mjafton. Sipas gjeneralit në pension, buxheti i ushtrisë duhet të jetë së paku 150 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …