Malcolm Simmons

Malcolm Simmons: BE po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka kritikuar Bashkimin Evropian lidhur me Gjykatën Speciale. Sipas tij, Kosova duhet ta ketë kusht në dialog që të ndiqen penalisht komandantët serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Në një postim në Twitter, BE po i ndjek në këtë formë vetëm ish-komandantët e UÇK-së. “BE po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse? Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …