Përfshirja e të rinjve në aktivitete të ndryshme, sidomos aktivizimi i tyre në jetën sportive, është prioritet kryesor i komunës së Rahovecit! Duke u nisur nga ky këndvështrim, komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka përkrahur edhe projektin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, i cili ka për qëllim organizimin e garave sportive në nivel komunal, si dhe përfaqësimi i tyre edhe në nivel regjional e republikan. Organizimi i sportit shkollor, duke filluar nga garat në shkollat fillore dhe të mesme, duke kaluar në nivel komunal, në nivel regjional dhe në atë republikan, qëllim kryesor kanë identifikimin e talenteve të rinj dhe orientimin profesional të tyre. Andaj, janë mbajtur garat komunale në Volejboll për nxënësit e shkollave të mesme, në kategorinë për djem dhe vajza.
Pjesëmarrëse në këto gara ishin shkollat e mesme:
-
SHML “Xhelal Hajda-Toni” nga Rahoveci,
-
SHML “12 Maji” nga Ratkoci,
-
SHML “Ukshin Hoti” nga Krusha e Madhe.