Familja Qerimi: Djali ynë, Rexhaili, po vuan padrejtësisht dënimin me burgim të përjetshëm

Familja Qerimi: Djali ynë, Rexhaili, po vuan padrejtësisht dënimin me burgim të përjetshëm

Familja Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës ka kërkuar ndihmën nga institucionet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me dënimin me burgim të përjetshëm të djalit të tyre, Rexhail Qerimi. Jetulla Qerimi, vëllai i të burgosurit, thotë se po kërkojnë ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës, për shkak të mungesës së interesimit dhe ndikimit të qeveritarëve dhe partive shqiptare në Maqedoni. Ai shprehet i revoltuar që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk po ndërmerr asgjë, edhe pse vite më parë kishte premtuar se do të zbardh këtë rast. Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Rexhail Qerimi vazhdon ta vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen, siç pretendon gjyqësia maqedonase, të një pjesëtari të njësitit special ‘Alfa’ në vitin 2010. Familjarët thonë se Rexhaili është pre e një montimi të pastër nga ana e autoriteteve maqedonase. Ata nënvizojnë një sërë shkeljesh të rënda, duke u nisur nga një dëshmitar i fshehur dhe incizime të dyshimta e aspak bindëse.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …