Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. Duke vlerësuar lartë figurën e tij, kryeministri Kurti tha se Agron Rrahmani bashkë me Bahri Fazliun, sikurse edhe më herët Afrim Zhitia e Fahri Faziliu, ishin luftëtarë çlirimtarë të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike, e që paraprakisht ishin veprimtarë politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit. “Agroni, sikurse edhe të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit”, tha kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …