Mijëra protestues amerikanë, në Washington dhe qytete të tjera të Amerikës, kanë shprehur mbështetje për Palestinën dhe kanë reaguar kundër administratës së Izraelit dhe të Amerikës, lidhur me Palestinën e Jerusalemin. Një protestë në mbështetje të Palestinës u mbajt përpara Departamentit Amerikan të Shtetit, ku protestuesit e mbledhur shfaqën reagimet e tyre ndaj administratës së SHBA-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Në protestë krahas një numri të madh të palestinezëve, turqve dhe amerikanëve dhanë mbështetje edhe grupet hebreje ortodokse. Po ashtu në protestë mbajti fjalim edhe anëtarja muslimane me origjinë palestineze në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Rashida Tlaib, e cila adresoi fjalë të ashpra ndaj Izraelit. Në fjalën e saj, Tlaib tha se praktikat “raciste” si dhe sulmet e Izraelit ndaj civilëve ditët e fundit janë kategorikisht të papranueshme dhe se mbështetja e qeverisë së SHBA-së për Izraelin është kthyer në presion për Palestinën. Më pas, turma numri i të cilës u rrit menjëherë duke arritur në mijëra, filloi të marshojë në rrugët e Washingtonit. Gjithashtu mijëra persona mbërritën edhe përpara Shtëpisë së Bardhë nën shoqërimin e sloganeve dhe flamujve palestinezë në duar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …