Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …