Ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar për mediat në Serbi se vendi i tij ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan. Vendimi i Izraelit që ta njoh pavarësinë e Kosovës është marrë pas presionit amerikan, ndryshe mos të harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara, e jo me ne. Këtë vendim e ka marrë Izraeli pas shumë viteve që nuk e njohu Kosovën, sepse njohja e Kosovës është kundër interesave tona në Serbi. I pyetur nga gazetari serb nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për Kosovën, ambasadori Vilan tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë të tillë për optimizëm në opinionin e Serbisë. Marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Izraeli ishte arritur në Uashington me qëllim që Kosova të pranonte ta vendoste ambasadën në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv ku janë ambasadat e të gjitha vendeve që e njohin shtetin e Izraelit. Disa medie në Kosovë e kanë deformuar këtë lajm duke u ndalur vetëm në pjesën ku flitet për mos tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …