Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se në raportimin që pritet ta bëjë në Kuvendin e Kosovës, do të tregojë se pse nuk janë hetuar krimet e kryera nga serbët në Kosovë. Simmons ka thënë se shumë prova të krimeve të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare. “Kur të jap dëshmi para Kuvendit të Kosovës do të shpjegoj pse këto raste nuk janë hetuar. Dëshmitë në lidhje me shumë krime të luftës të kryera nga persona me etni serbe nuk janë më të disponueshme për autoritetet e Kosovës”, ka thënë Simmons në “Twitter”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …