Tahir Meha

Në Prekaz zbulohen bustet për luftëtarët e lirisë Tahir e Nebih Meha, Emin Lati dhe Beqir Meha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, në 40- vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të sigurisë, zbuluan sot në Prekaz bustet e katër veprimtarëve dhe luftëtarëve të Drenicës, Tahir e Nebih Meha, Emin Lati dhe Beqir Meha, njofton Zyra e Kryeministrit. Kurti tha para familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë se 40 vjet më parë, përveç që ishte koha e demonstratave dhe e grevave, e burgjeve politike dhe e veprimtarëve ilegalë, ishte edhe koha e rezistencës së armatosur, e qëndresës për liri deri në vdekje – ishte koha e Tahir e Nebih Mehës. Duke e rikujtuar heroizmin sidomos të dy veprimtarëve Meha, kryeministri tha se lavdia u përket të gjithë luftëtarëve e dëshmorëve, ndërsa obligimi secilit prej nesh. Tahir e Nebih Meha u vranë në Prekaz, më 13 maj 1981, pas një përleshje të armatosur me forcat policore jugosllave. Sipas raportimeve të mediave serbe të kohës, në këtë betejë mbetën të vrarë edhe rreth dhjetë policë jugosllavë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …