Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit ka shkuar në 103, duke përfshirë këtu edhe 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërkohë që 530 persona kanë mbetur të plagosur. Xhihadi islamik ka konfirmuar vdekjen e shtatë militantëve, derisa Hamasi nuk ka njohuri se 13 militantë të tij kanë vdekur, përfshirë edhe një komandant. Izraeli thotë se numri i militantëve të vdekur është shumë më i lartë. Në Izrael janë vrarë shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një ushtar dhe një fëmijë 6-vjeçar i cili u godit nga një sulm me raketë. Izraeli ndërkohë ka dërguar forca ushtarake në kufi me Gazën dhe ka nisur sulmet edhe me tanke.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …