leoni

Armend Zemaj: Të moshuarit po dërgohen drejt vdekjes, qeveria nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve

Armend Zemaj: Të moshuarit po dërgohen drejt vdekjes, qeveria nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale tollovinë e krijuar sot tek salla “1 Tetori” në Prishtinë nga të moshuarit që prisnin për t’u vaksinuar. Ai tha se sot prindërit, nënat dhe baballarët janë dërguar drejtë vdekjes, për çka tha se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve. Ai ka ftuar qeverinë që ta merr situatën nën kontroll dhe të mos rrezikojë jetën e qytetarëve të Kosovës. Zemaj tha se plani i imunizimit nuk është respektuar nga qeveria aktuale. Ardian Shala, nga Departamenti i Shëndetësisë në LDK, tha se plani i qeverisë për shëndetësinë është sipërfaqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …