Është zbuluar pllaka e kujtimit në Radost të Rahovecit, në shtëpinë e Adem e Bedri Krasniqit, në të cilën ishte baza e UÇK-së për këtë anë. Zbulimin e pllakës e ka bërë kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe ish-bashkëluftëtarë të tij, e familjarë. Në këtë ngjarje, Latifi ka thënë se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë, derisa ka çmuar lartë angazhimin e familjes Krasniqi që në ato rrethana në 1998 të bënin shtëpinë e tyre bazë të UÇK-së. Këtu është thënë se pikërisht vendosja e bazës së UÇK-së bëri që ajo të shërbej si lidhje rajonale në mobilizim. Kjo meqë në këtë shtëpi më pas do të qëndronin krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Fehmi Lladrovci, Shaban Shala, Agron Rrahmani, e shumë luftetar te tjere. “Ketu ka qene baza më e rëndësishme për organizimin e luftës”, ka thënë Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …