Kryetari Bashota priti përfaqësuesin e KFOR-it, nënkolonelin Pullinen

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, e ka pritur për një vizitë zv. komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Qendra (JRDC), të KFOR-it, nënkolonelin Pertti Pullinen.

Gjatë  këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar nënkolonelin Pullinen për zhvillimet në komunën e Klinës.  Po ashtu është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin e Komunës me KFOR-in, njësitin e LMT-së që operon në komunën e Klinës. Kryetari Bashota ka thëne se situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, fal bashkëpunimit me KFOR-in, Policin dhe qytetaret e Klinës.

Zv. komandati i JRDC, nënkoloneli Pullinen e ka falënderuar kryetarin Bashota  për bashkëpunimin shumë  të mirë që e ka komuna e Klinës me KFOR-in dhe është shprehur se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në të gjitha fushat që janë në interes të qytetarëve të komunës së Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …