Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron një vit pandemik më vdekjeprurës se i vit i kaluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron një vit pandemik më vdekjeprurës se i vit i kaluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i përgjithshëm i kësaj agjencie Adhanom Ghebreyesus, ndërsa shqetësimi kryesor është India. Po ashtu, OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të premten që të rimendojnë planet për të vaksinuar fëmijët, raporton The Guardian. Në vend të kësaj, Ghebreyesus këshilloi që ato vaksina t’i dhurohen mekanizmit COVAX për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfra ose me të ardhura të mesme. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 të paktën 3.3 milionë persona. Prej tyre, 598,541 janë regjistruar në SHBA, 262,350 në Indi dhe 430,596 në Brazil.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …