Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka bërë me dije se të dje në Preshevë është shënuar Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së. Ai përmes një postimi, ka shkruar se dëshmorët e atdheut janë faqja më e bardhë e historisë sonë kombëtare. “Vetmohimi dhe flijimi i tyre për liri e çlirim, janë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë deri në bashkimin tonë kombëtar. Misioni i tyre është amaneti dhe rrugëtimi jonë. Do t’i përkujtojmë përgjithmonë me krenari e lavdi e do të veprojmë për të ndërtuar të ardhmen, por asnjëherë për të mos harruar të kaluarën. Historia e harruar, përsëritet. Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut. Nder dhe respekt për veteranët dhe çlirimtarët”, ka shkruar Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …