Gjykata Speciale ka caktuar seancën e re në rastin e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Kjo është bërë nga gjykatësi i procedurës paraprake, francezi, Nicollas Guillou. Seanca e radhës është caktuar të mbahet të mërkurën, më 19 maj, në orën 11:00. E njëjta do të jetë si konferencë mbi ecurinë e çështjes. Me këtë rast, palët janë urdhëruar që parashtresat me shkrim lidhur me çështjet që duan t’i shtrojnë, t’i dërgojnë deri të martën më 18 maj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …