Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku më bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit të kombit, Malush Ahmeti e ka bërë homazhe në shënim të 22 vjetorit të rënies së tij. Ai ka thënë se vetëm duke qenë të bashkuar mund ta jetësojmë amanetin e të rënëve për liri. “Bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Gjeneral, Ilaz Derguti, Komandant, Ahmet Zabeli, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bëmë homazhe për dëshmorin, Malush Ahmeti, në fshatin Rezallë, në nderim të veprës së tij sublime, në 22 vjetorin e rënies heroike. Para familjarëve të dëshmorit si dhe qytetarëve të pranishëm, vlerësova lartë kontributin e dëshmorëve në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …