Vetëm një foshnjë i ka mbijetuar sulmit ajror izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbi një familje palestineze, në kampin e refugjatëve al-Shati në Gaza, në momentin kur ndodhi sulmi. Aktualisht është në duart e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore bashkë me disa persona të tjerë, që mbetën të plagosur. Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit është përshkallëzuar. Izraeli dërgoi një natë më parë 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 133 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 8 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …