BE insiston në themelimin Asociacionin e Komunave Serbe deri sa Qeveria Kurti thotë se nuk do të lejojë asnjë asociacion një-etnik

BE insiston në themelimin e Asociacionit derisa nga Qeveria Kurti thotë se nuk do të lejojnë asnjë asociacion një-etnik

Bashkimi Evropian është duke pritur propozime të Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave Serbe. Nga kryeqendra evropiane thonë se implementimin e marrëveshjes së 2013-ës, Kosova e ka detyrim ndërkombëtar. Ndërkohë, zgjidhjen për themelimin e asociacionit, Qeveria Kurti thotë se do ta ketë në Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa theksojnë se asociacion një-etnik të komunave s’do të ketë. Mundësitë e rihapjes së kësaj teme, po i sheh të rrezikshme Partia Demokratike e Kosovës. Derisa nga shoqëria civile i japin mbështetje ekzekutivit për themelimin e asociacionit, por vetëm mbi bazën e Kushtetutës së vendit. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano thotë, se marrëveshja e vitit 2013, për asociacionin është përfunduar me mirëbesim dhe se i mbetet Kosovës të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e saj./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …