Kryeministri Mustafa vizitoi komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën ka vizituar komunën e Shtimes, ku u takua me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajlin. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rreth mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale. I pari i ekzekutivit ka premtuar ndihmë edhe për vërshimet që kanë ndodhur në këtë komunë.

Në ndërkohë kryeministri Mustafa së bashku me kryetarin Ismajli janë prononcuar për gazetarë. Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa ju ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme që e preokupojnë vendin.

Ndërkaq kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me këtë rast ka deklaruar se janë pajtuar me kryeministrin Mustafa për të vazhduar bashkërisht në implementimin e planeve komunale për zhvillimin e bizneseve. “Komuna e Shtimes shumicën e vendbanimeve i ka të lidhur me rrugë të asfaltuar të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe të biznesit. Pastaj, së bashku me Qeverinë do të gjejmë mënyrën se ligjet të cilat mund të jenë pengesë për zhvillimin e biznesit t’i procedojmë në institucionet e Kuvendit të Kosovës me qëllim që ato t’i harmonizojmë dhe t’i bëjmë më të aplikueshme”, ka thënë Ismajli. Ai ka shtuar se në këtë komunë ende mbetet për t’u punuar, e sidomos në rregullimin e shtratit të lumit i cili po sjell telashe gjatë të reshurave të shiut.

Gjatë ditës, Mustafa ka vizituar Lulishten “Agrocoop” si dhe Zonën e Biznesit – Parkun Teknologjik në Shtime, përkatësisht ndërmarrjen prodhuese “Etlinger” dhe NTP “Doni Fruits”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …