Në Kroaci po mbahen zgjedhjet lokale

Në Kroaci sot po mbahen zgjedhjet lokale në të cilat konkurrojnë 38 mijë kandidatë për ulëset në asambletë komunale dhe për pozitën e kryetarit të komunës. Kryetarët e komunave zgjidhen me fitimin e mbi 50 për qind të votave por nëse asnjë prej tyre nuk siguron kaq vota, atëherë kandidatët që kanë marrë mbështetje më të madhe garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve të cilat zhvillohen pas dy javësh, më 30 maj. Në listat për asambletë e rretheve janë regjistruar 7 mijë e104 kandidatë, duke përfshirë Qytetin e Zagrebit, i cili ka statusin e qarkut, dhe 28 mijë e 860 në listat për këshillat e qytetit dhe bashkive. Ka 225 kandidatë për prefektët dhe zëvendësit e tyre, ndërkaq, ky numër përfshin gjithashtu kandidatë për kryetarin e bashkisë së Zagrebit dhe zëvendësit e tij. Për kryebashkiak dhe kryetarë komunash kanë kandiduar 1 mijë e 901 persona. Në Kroaci, të drejt vote kanë tre milion e 660 mijë votues që është rreth 60 mijë votues më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …