Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se të hyrat në Kosovë nga diaspora kanë arritur në 980 milion euro. Pjesa dërmuese e tyre janë shpenzuar për konsum. Ai ka shpjeguar më tutje se kjo ndodhë për shkak të një ndërlidhje familjare, mërgimtarët që kanë lidhje familjare dhe është shumë e rëndësishme për vendin. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka shtuar më tutje se në të ardhmen do të shkojmë në fazën tjetër që t’i joshim ose t’i bëjmë politikat atraktive për investitorë të huaj , në këtë rast edhe për diasporën që ne kemi nevojë edhe për paranë e tyre por edhe për investime e tyre.Ai ka theksuar më tutje se shuma e të hyrave nga remitencat është e konsiderueshme dhe kjo duhet të merret patjetër parasysh në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …