Sot janë bër 22 vite nga zhdukja e ideologut të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Shokët e tij të burgut kanë treguar se ai është nxjerr prej organave serbe të rendit nga qelia e burgut të Dubravës, më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve, dhe është zhdukur pa gjurmë dhe ndonëse kanë kaluar 22 vite, ende nuk dihet asgjë më për fatin e tij, të burgosur disa herë nga regjimi i Jugosllavisë së Titos dhe regjimit të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ideologu i shquar i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti ka qenë profesor i shquar universitar dhe kjo e kishte bërë që të mbaj ligjërata nëpër universitete të ndryshme anekënd botës, përfshirë edhe ato më autoritativet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kishte studiuar një kohë. Për aktivitetin e tij atdhetar e kombëtar, ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi i Titos dhe i Milosheviqit dhe ishte dënuar me nga disa vite burg. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg. Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …