Punësohen 70 doktorë dhe infermierë të rinj, në komunën e Mitrovicës

 Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Muhedin Osmani, takuan 70 doktorët dhe infermierët  e rinj nga komuna e Mitrovicës të cilët nga e mërkura do të fillojnë punën në QKMF Mitrovicë.

Në bashkëpunim me CARITAS-in do të fillojnë punën 70 doktorë dhe infermierë nëpër qendrat e mjekësive familjare në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, pasi uroje të gjithë këta të rinj, foli edhe për rendësin e  këtij projekti i cili  synon që përmes angazhimit të doktorëve dhe infermierëve të shtoi efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës së Mitrovicës. Në fjalën e dhënë kryetari, Bahtiri, kërkoi përkushtim dhe ndihmë sa më cilësore për pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani, tha se përfituesit e këtij projekti  duhet ta duan punën, të ofrojnë profesionalizëm dhe mirësjellje në raport  me shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët.

Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë edhe me tutje  angazhimin e saj në fushën e shëndetësisë dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …