Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja do të trajtoj kërkesat që kanë të bëjnë me çështje në interes të vendit, siç është tema e dialogut me Serbinë. I pyetur për paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti se do t’i ftojë drejtuesit e partive politike në Kosovë për të diskutuar rreth dialogut, para se ai të rifillojë në qershor, , Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë, meqë ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim. “Ne me Qeverinë Kurti e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se do të jemi opozitë. Ne do të vazhdojmë të trajtojmë kërkesat që do të vinë nga ana e kryeministrit për t’i parë nga afër por çdo kush duhet me pas parasysh se kryeministrit sot në detyrë nuk ka bashkëpunuar me asnjë qeveri në të kaluarën për procesin e dialogut dhe përfshirjen në një konsensus eventual. Do të mundohemi, dhe besoj do të duhet të mundohemi me i lënë inatet politike anash, me qenë racional, në interesa kombëtare, të bashkuar dhe me u përballë me një proces i cili nuk do të jetë i lehtë, i cili është detyrë e qeverisë në radhë të parë” ka deklaruar mes tjerash nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …