Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj kanë vlerësuar lart ideologun Ukshin Hotin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj dhe ushtruesi i detyrës së kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kanë përkujtuar ideologun e shquar e çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se për shkak të këndvështrimit të tij të veçantë politik, Ukshin Hoti shfaqte rrezik të përhershëm për regjimin. Ai u përndjek dhe u burgos nga organet e pushtuesit, e më pas u zhduk fizikisht, e ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Por, ata kurrë nuk arritën të shuajnë idetë, të cilat me krenari vazhdojmë t’i ndjekim. Ne asnjëherë nuk duhet të ndalemi së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet që pushtuesi serb i kreu në vendin tonë, në respekt të veprës e sakrificës jetësore të Ukshin Hotit dhe mijëra bashkëkombësve tanë, që pësuan nga gjenocidi. Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka vlerësar se Ukshin Hoti ishte ndër intelektualët dhe diplomatët e parë të Kosovës, i cili e arsyetoi dhe zbërtheu në teori e praktikë, kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për lirinë, barazinë dhe Republikën.  Ai formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet, frymëzoi kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së. Ai promovoi etikën politike, sepse politika pa etikë nuk nxit ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore, duke u bërë shembull që duhet ndjekur nga elitat politike të shqiptarëve gjithandej.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …