leoni

Ukshin Hoti

Roli i jashtëzakonshëm i ideologut të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti është vlerësuar lart edhe nga kryeministri Kurti

Roli i jashtëzakonshëm i ideologut të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti është vlerësuar lart edhe nga kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar se 22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti për ideologun e çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti të burgosur nga regjimi i Titos dhe Millosheviqit e të zhdukur më 16 maj të vitit 1999 nga policia e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …