COVID

Vazhdon të rritet numri i rasteve të shëruara dhe zvogëlimi i numrit të rasteve të infektuara

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar Raportin për gjendjen shëndetësore në vendin tonë gjatë pandemisë. Nga Raporti mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 71 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99 mijë e 628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 61.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …