U mbajt takimi i Shtabit për situata Emergjente në Suharekë

Shtabi për situate Emergjente në Komunën e Suharekës, të martën ka diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar pas temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Në këtë takim  u tha se kanë filluar paraqitjet e para të shpërthimit të zjarreve dhe për këtë  ky Shtab ka  biseduar  për parandalimin e përhapjes së zjarreve  në komunën e Suharekës, si dhe për mundësin e rritjes së  numrit të punëtorëve sezonal për muajt e verës  qershor-shtator 2016. Nga ky takim është apeluar tek qytetarët që gjatë daljes në natyrë për piknik apo punë tjera të shtojnë kujdesin si dhe në rast se hasin ne këto dukuri te lajmërojnë ne numrin kujdestar  112.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …