Ishin plagët e luftës shkaku që ia dëmtoi shëndetin, por nuk kishte forcë në botë që ia dëmtonte idealin dhe luftën për bashkimin e trojeve. Ishte këmba e Komandant ZOGUT bashkë me shokët e tij të luftës që rrëzuan gurrin e kufirit në Kosharen legjendare sidhe pushka e tij që tronditi kalanë e Tetovës.
SHVL – UÇK – LAVDI DËSHMORËVE.
Jeni ju bashkëluftëtarët e Komandant Zogut që me veprimtarinë tuaj atdhetare, na mundësuat që të jemi dhe të ndjehemi familje krenare e Rrahim Samiut. Andaj, ju ftojm që me 17 maj 2021, me fillim në ora 17.00 h. në varrezat e dëshmorëve pranë Teqes në Tetovë, bashkë me ju të nderojm shokun tuaj dhe prindin tonë, Dëshmor Rrahim Samiu.
Me respekt, Familja e Komandant ZOGUT.