Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në ShBA, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të angazhohet më shumë lidhur me çështjen e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-Covid. Alon Ben Meir ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës. “Tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre Covid-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Ben Meir.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …